Vazhdon dhuna në Birmani, mbi
380 persona kanë humbur jetën

1 Shtator 2017, 16:53| Përditesimi:

  • Share
BIRMANI- Rreth 370 kryengritës Rohingya dhe 13 forca të sigurisë kanë humbur jetën gjatë luftimeve që kanë përfshirë pjesën veriperëndimore të vendit, raporton ushtria birmaneze.
 
OKB raporton se më shumë se 27 mijë myslimanë Rohingya kanë kaluar kufirin nga Birmania për në Bangladesh.
 
Dhuna ka ardhur pasi kryengritësit Rohingya kanë sulmuar disa stacione policore të premten e kaluar, dhunë e cila ka nxitur reagimin e ushtrisë.
 
Sipas raportit të nxjerrë nga ushtria, thuhet se forcat ushtarake po kryejnë operacione pastrami kundër “terroristëve ekstremiste” dhe mbrojtjen e civilëve.
 
Myslimanët Rohingya që kanë kaluar kufirin për në Bangladesh, shprehen se janë detyruar të largohen për shkak të vrasjeve dhe zjarrvënieve që ka ndërmarrë ushtria.
 
Këta kryengritës janë shfaqur për herë të parë në tetor të vitit 2016, kur kanë kryer sulme të ngjashme kundër policies, të cilat sollën largim në masë të myslimanëve.
 
Trajtimi i 1.1 milion myslimanëve Rohingya është sfida më e madhe me të cilën po përballet udhëheqësja kombëtare, Aung San Suu Kyi dhe sipas kritikëve perëndimorë udhëheqsja nuk e ka mbështetur këtë pakicë, e cila prej një kohe të gjatë shprehet se është persekutuar.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?