Bota

Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Miami, gjendet e vdekur vajza 7-vjeçare e zjarrfikësit

3 Korrik 2021, 12:38| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 12:43

  • Share

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende në Miami, edhe pse tanimë shpresat se ka ende persona të gjallë nën rrënoja janë venitur.

Viktimat e fundit të nxjerrë nga rrënojat është vajza shtatë vjeçare e një zjarrfikësi dhe dy të tjerë.

Babai i së miturës, nëntë ditët e fundit kishte qenë i pranishëm në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ishte i pranishëm edhe në momentin që trupi i 7 vjeçares u nxorr i pajetë nga rrënojat.

Vajza quhet Stella Cattarossi dhe deri tani është fëmija i tretë i nxjerrë i pajetë nga rrënojat.

Në momentin e rrëzimit të ndërtesës Stella gjendej në shtëpi me nënën e saj,  gjyshërit dhe një teze që kishte ardhur të vizitonte familjen nga Argjentina.

Një dëshmitar tha se babai i Stella-s në momentin që e bija u nxor nga rrënojat e mbuloui atë me xhaketëtn e tij dhe i vendosi një flamur të vogël amerikan mbi të dhe e nxori jashtë zonës.

Pas nëntë ditësh kërkime bilanci i viktimave ka arritur në 22, ndërkohë që të paktën 126 persona vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.

Askush nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat deri tani, që nga orët e para pasi blloku i apartamenteve Champlain Toëers South u shemb në orët e para të së enjtes së kaluar. Arsyeja e shembjes është ende e paqartë.  Por një inspektim i vitit 2018 kishte paralajmëruar për defekte "të mëdha" të dizajnit në modelin origjinal të bllokut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?