Rrëshqitje dherash e inertesh nga Bypass, shembet rruga nacionale Vlorë-Orikum, dëme dhe në biznese! Hapet qarkullimi për automjetet, por vetëm me një sens

10 Dhjetor 2021, 13:55| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 15:28

  • Share

Vërshimi i dherave, gurëve e baltës nuk ka të ndalur....

Një masiv tejet i madh inertesh është shkëputur nga mali i Shushicës dhe ka përfunduar në rrugën nacionale Vlorë-Orikum...

Siç shihet në pamje është dëmtuar shtrati i rrugës në vendin e njohur si Jonufri.

Shembja ka nisur pasditen e së enjtes dhe në orët e mbrëmjes rrezikoi jetën e drejtuesve të mjeteve, pasi makinat u mbuluan nga balta.

Këtë të premte rruga nacionale që lidh Vlorën me Himarën dhe Sarandën është e kalueshme me vështirësi vetëm me një sens.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj thotë se kjo situatë e jashtëzakonshme ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut.

"Po presim të përmirësohen pak kushtet e motit që të ndërhymë me mjete. Situata është shkaktuar nga reshjet e jashtëzakonshme të shiut. Reshje të tilla kaën shkaktuar gjithmonë probleme në këtë aks, është aks i rrëshqitshëm dhe sipërfaqet e malit janë të tilla që krijojnë probleme me rrëshqitjen e dheut. Shpresojmë që situata të vijë duke u përmirësuar", shprehet Mamaj.

Banorë të zonës dhe pronarët e bizneseve kanë pësuar dëme të shumta.

"Kemi biznesin poshtë, balta e ka mbytur fare. Shteti duhet të marrë masa, kjo histori nuk ka ndodhur ndonjëherë, është katastrofë. Biznesi është i mbushur me baltë", thotë një banorë i zonës.

Jashtë kamerës ata thanë se kjo përmbytje dhe shembje masive ka ardhur si pasojë e inerteve të grumbulluara në malin e Shushicës gjatë punimeve për "By Pass" e Vlorës. Gjithashtu ka dyshime se kompanitë e ndërtimit kanë depozituar inerte të shumta pranë malit të Shushicës dhe në kodrat përreth për të shmangur pagesat në vendgrumbullimet e mbetjeve.

Ora 15:21
Inertet bien nga Bypassi në rikonstruksion në rrugën Vlorë-Orikum, pushtohet nga balta aksi

Siç shihet dhe në pamjet që transmeton REPORT TV masivi i inerteve ka rënë nga bypass-i Vlorës, i cili është në rikonstruksion dhe ka shumë dhera të depozituara sidomos tek ballkonet panoramike. Për shkak të reshjeve inertet kanë rënë në përrua e prej andej kanë përmbytur me baltë aksin nacional Vlorë-Orikum. Përpos dëmit kolosal në cedimin e shtratit të rrugës së vjetër Vlorë-Orikum dhe bizneseve përreth, e gjithë kjo baltë ka shkaktuar ndotje të madhe dhe në det.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pupu: 10/12/2021 14:34

    Mase do zoti i ve posht te gjithe. Qelbesirat ibzune te gjitha me prrua me kanale me ndertime. Do ju denoj nena natyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?