Foto nga protestat

Vazhdojnë protestat pro-palestineze në universitetet amerikane

28 Prill, 22:55| Përditesimi: 28 Prill, 22:57

  • Share

Protestat në mbështetje të palestinezëve në universitetet amerikane nuk treguan ndonjë shenjë ngadalësimi ndërsa u zgjeruan në mbarë vendin gjatë fundjavës. Ndërhyrjet e policisë dhe arrestimet vazhduan ndërsa studentët zotohen të vazhdojnë të qëndrojnë në tenda derisa të miratohen kërkesat e tyre.

Ndër kërkesat e studentëve janë që nga vendosja e një armëpushimi në luftën e Izraelit me Hamasin, thirrjet për universitetet që të shkëputen nga bizneset izraelite të përfshira me aktivitetet ushtarake dhe deri tek dhënia fund e ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin.

Protestat në mbështetje të palestinezëve u përhapën në kampuset universitare në Shtetet e Bashkuara pas arrestimit të mbi 100 personave në Universitetin e Kolumbias një javë më parë. Një zëdhënës i këtij universiteti i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kampusi ishte i qetë të shtunën dhe nuk pati raportime për arrestime apo trazira gjatë fundjavës.

Por, operacionet e policisë vazhduan të shtunën në kampuset universitare, si në Universitetin e Kalifornisë së Jugut (USC). Mbi 200 persona u arrestuan në disa universitete, përfshirë 80 të arrestuar në orët e vona të së shtunës në Universitetin e Uashingtonit në St. Louis. Ndër të arrestuarit ishte edhe kandidatja për presidente e Partisë së Gjelbër, Jill Stein. Të dielën priteshin demostrata nga dy palët në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, në Los Anxhelos.

Anëtarët e Qendrës Harriet Tubman për Drejtësinë Sociale do të mbështesin të drejtën e studentëve për të protestuar, ndërkohë që një grup i quajtur “Qëndroni me Ne” do të organizojë një tubim në mbështetje të studentëve hebrenj dhe kundër antisemitizmit.

Protestat mbarëkombëtare kanë tërhequr vëmendjen e presidentit Joe Biden. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, i tha kanalit televiziv ABC News të dielën se presidenti e di që ekzistojnë ndjenja shumë të forta për luftën në Gazë.

“Ai e kupton; ai e respekton këtë dhe siç e kemi thënë disa herë, ne sigurisht respektojmë të drejtën e protestës paqësore”, tha Kirby.

“Njerëzit duhet të kenë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të ndajnë publikisht qëndrimet e tyre, por kjo duhet të jetë paqësore”. 

Kirby shtoi se presidenti dënon antisemitizmin dhe gjuhën e urrejtjes./VOA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/04/2024 04:18

    Eshte hera e pare qe nga koha e luftes ne Vietnamit, qe protestat studentore marrin permasa te tilla,ne perkrahje te te dy kampeve,Izraelit e Palestines dhe cfare bejne mediat amerikane? Gjithe javes hummbin kohen me gjyqin e Trump /philanderings/ ne vend qe t'ju japin me shume hapesire mediatike protestave,por dhe luftrave respektive ne Ukraine e Gaza.Duhet te vije fund java qe gjyqet jane pushim qe t'ju jepet hapesire ngjarjeve me te vertete me rendesi per boten e U.S!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?