Vau i Dejës, përfituan përmes mashtrimit ndihmë ekonomike, 51 qytetarë dhe administratorja sociale e bashkisë nën hetim

11 Mars 2022, 09:10| Përditesimi: 11 Mars 2022, 09:11

  • Share

51 qytetarët të vaut të Dejës janë proceduar penalisht pasi akuzohen se përmes mashtrimit kanë përfituar ndihmën ekonomike edhe pse nuk i plotësonin kushtet për marrjen e saj. Gjithashtu nën hetim është edhe administratorja sociale e bashkisë Vau i Dejës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë operacionit 'Mashtrimi' u proceduan 51 shtetas, të gjithë banues në Vig-Mnelë, Vau i Dejës, për veprën penale “Mashtrimi”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë përfituar me anë të mashtrimit, që nga viti 2017, ndihmën ekonomike që ofron bashkia Vau i Dejës. 

Ndërsa 41-vjeçarja R. S., me detyrë administratore sociale në bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sepse në kundërshtim me ligjin, ka bërë pjesë të skemës së ndihmës ekonomike, shtetasit e lartpërmendur, të cilët kanë qenë jashtë vendit ose nuk plotësonin kriteret për të përfituar ndihmën ekonomike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?