AMP

Vau i Dejës, kultivuan kanabis, AMP vë në pranga babë e bir, 70-vjeçari ishte kryeplaku i fshatit Pepsumaj (EMRAT)

18 Prill, 09:48| Përditesimi: 18 Prill, 10:02

  • Share

Agjencia e Mbkiqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e arrestit më burg të vënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për dy shtetasit, Ndue Fiku dhe Mark Fiku, babë e bir, për veprat penale, ‘Shpërdorimi i detyrës’, Kultivimi i bimëve narkotike’.

Ndaj Ndue dhe Mark Fiku u hap një procedim penal në vitin 2023, për kultivim kanabisi dhe për shpërdorim detyre nga babai 70-vjeëar duke qenë kryeplaku i fshatit Pepsumaj në Vaun e Dejës.

Më pas Agjencia e Mbikqyrjes Policore, bëri të mundur dokumentimin me prova ligjore të aktivitetit kriminal nga babai dhe djali 31-vjeëar dhe ekzekutoi urdhrin e prokurorit për vënien në arrest në burg për dy shtetasit.

-  Ndue Fiku, 70 vjeç, me detyrë Kryeplak i zonës Pepsumaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike“ dhe “Shpërdorimit të detyrës“.
-  Mark Fiku, 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e AMP-së.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?