Vau i Dejës/ Dyshohet se qëlloi me pistoletë drejt një makine, në kërkim 35-vjeçari

25 Prill, 10:15| Përditesimi: 25 Prill, 10:19

  • Share

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Vaun e Dejës mëngjesin e sotëm.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar, V.K, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të një makinë. Denoncimi është bërë nja 39-vjeçari GJ.N.

Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz.

‘Rreth orës 08:00, shtetasi Gj. N., 39 vjeç, banues në Koman, ka njoftuar Policinë se një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit të tij, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprime të shpejta profesionale dhe inteligjencës policore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin V. K., rreth 35 vjeç dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?