Vatrat në fasoneri? Manastirliu: Kemi ngrit task-forcë për monitorimin e rregullave nga ana e tyre

28 Prill 2020, 21:49| Përditesimi: 28 Prill 2020, 22:05

  • Share

E pyetur në lidhje me vatrat e virusit në fasoneri, Manastirliu  tha se për monitorim e vazhdueshëm të kushteve të tyre është ngritur një task-forcë, ku janë marrë edhe masa administrative dhe disa prej tyre dhe janë mbyllur kur nuk janë respektuar masat e sigurisë së punonjësve.

"Falë një hetimi epidemiologjik të kujdesshëm si në Krujë dhe në dy burgjet në Tiranë janë izoluar kontaktet dhe rastet e prekura. Testimet dhe vlera reale e tyre është pikërisht kjo teston, konfirmon, izolon për të shkëputur zinxhirin e transmetimit. Është ngritur një task-forcë që monitoron punën në të gjitha fasoneritë e vendit dhe janë marrë edhe masa administrative, disa dhe janë mbyllur aty ku kushtet nuk rezultojnë të duhura për sigurinë e punonjësve. Task-forca po bën një punë në teren dhe një punë të imtësishëm në lidhje me këto vlerësime. Vatrat në një fasoneri është vatër e izoluar duke mos lejuar shpërthimin e epidemisë dhe të mbajmë një kurbë të qëndrueshme", tha Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Maskat e detyrueshme? Manastirliu: Po diskutojmë për ato me copë, kirurgjikalet vetëm për mjekët! Task-Forcë për fasoneritë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?