Vatra e infeksionit te burgu 313-të, ISHP i shmanget pyetjes se ku mbahen të burgosurit me COVID (VIDEO)

24 Prill 2020, 12:28| Përditesimi: 24 Prill 2020, 14:06

  • Share

Vatra e infeksionit në burgje është kthyer në më të rrezikshmet pas fasonerive në Krujë, por institucionet shtetërore nuk japin asnjë informacion përveç numrave.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini u pyet sot nga gazetarët se si do të veprohet me personat e prekur që janë në burg, ku do të mbahen dhe trajtohen dhe nëse bëhet fjalë vetëm për personat që vuajnë dënimin apo edhe staf.

Por Eugena Tomini iu shmang pyetjes duke folur në përgjithësi pa dhënë detaje konkrete.  Shefja e Epidemiologjisë tha se si për të gjithë të tjerët edhe për të dënuarit do të ndiqet protokolli kundrejt izolimit dhe vetëkarantinimit për personat pa simptoma dhe pa klinikë.

"I kemi shprehur edhe herë të tjera, për cdo rast të dyshuar apo konfirmuar ndiqet protokolli kundrejt izolimit dhe vetëkarantinimit për personat pa simptoma dhe pa klinikë, sigurisht po ndiqet protokolli" tha ajo.

Pas 13 rasteve që u regjistruan dje te burgu 313-të, Report Tv u interesua pranë ministrisë së Drejtëisë dhe Drejtorisë së Burgjeve, por asnjë nga institucionet nuk dhanë detaje se kush janë 13 të infektuarit, të burgosur, roje apo pjesë tjetër e administratës së burgut.

Gjithashtu nuk ka dhënë asnjë njoftim se ku janë vendosur në karantinë në mënyrë për të shmangur përhapjen e epidemisë. Një burim i tha Report Tv se qelitë e caktuara për sistemin '41-bis' do të përdoren për të prekurit me COVID. Por sipas një tjetër burimi, të prekurit do të qëndrojë vetëm në qeli duke larguar të tjerët. Sot u infektua një çift të moshuarish nga djali i tyre, i cili është punonjës në burgun 313 në Tiranë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?