Vathi në Report Tv: Për herë të parë në Panairin e Berlinit, Shqipëria nuk do prezantohet nga operatorët turistik! Çoçoli: Kjo është skandaloze

11 Janar 2023, 21:24| Përditesimi: 11 Janar 2023, 21:48

  • Share

TIRANË- Përfaqësuesi i turo-peratorëve, Besnik Vathi tha se qeveria nuk është në pararojë të politikave të turizmit, e ndërsa tha se në Panairin e Berlinit që pritet të zhvillohet në mars nuk do të marrin pjesë operatorët turistik, por vetëm përfaqësues nga Bordi. Në një intervistë në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Vathi tha se kjo nuk ka të me çështje financiare.

Një gjë e tillë, për ekspertin e konomisë, Fatos Çoçoli kjo është skandaloze.

Besnik Vathi: Ky është viti i parë që në panairin e parë nuk janë ftuar të jenë pjesë operatorët turistik

Fatos Çoçoli: Kjo është skandal, ngrije zërin

Besnik Vathi: Është ngritur zëri. Arsyetimi ishte do bëhet promovimi vetëm me bordin e turizmit, do i bëjmë aktivitet, operatorët nëse doni merrni vetë stenda, ndërkohë që edhe brenda Shqipërisë, kemi marrë gjithmonë stendë me pagesë. Nuk është çështje financiare.

Fatos Çoçoli: Është skandal, sepse në mars në kohën më të mirë të prenotimeve dhe të kesh vetëm përfaqësues të shtetit, nuk është normale se turizmi është privat

Besnik Vathi: Do jetë i vendi vend që do prezantohet pa turoperatorë

Ai ka treguar edhe arsyet sipas tij pse ka pësuar një rritje.

“Pas pandemia ndikim në rritje dhe ardhja e një kompanie të vetme ajrore loë cost që nga 30 fluturime që kishte në Tiranë, ajo ka sjellë 60 destinacione, ka ndërtuar 60 ura. Është zgjidhje e vonuar”, tha Vathi.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?