Vatër e re COVID-i në burgje/ 2 të infektuar te paraburgimi 302, u transferuan, 21 të prekur në total (VIDEO)

28 Prill 2020, 12:24| Përditesimi: 28 Prill 2020, 13:55

  • Share

TIRANE-Shkon në 21 në total numri i të paraburgosurve që janë infektuar. Dy persona te paraburgimi 302 në kryeqytet janë infektuar me COVID. Vatrën e re e konfirmoi zyrtarisht ministria e Shëndetësisë.

Shefja e ISHP-së, Albana Fico duke iu përgjigjur pyetjes së Report Tv tha se "Dy të burgosur kanë qenë në paraburgim dhe janë transferuar". Edhe pse, Fico nuk shpjegoi se ku janë transferuar dy personat që ndodheshin të 302 dhe që rezultuan të infektuar sipas të gjitha gjasave ata janë dërguar te 313-të.

Pasi të gjithë të infektuarit te 313-ta janë të vendosur në karantinë në një pjesë të veçantë te burgu nën monitorimin e mjekëve për ecurinë. Vetëm nëse do të kenë simptoma dhe nevojë për trajtim, ata do të shtrohen në spitalin e burgut, ku janë 31 shtretër në total.

Vatra e re te 302 është e dyta, pas 313-tës po në Tiranë, ku deri tani janë 19 të infektuar, ndërsa në total 21.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?