Vasjan Lami rrëfen në “Rreze Dielli” mbi 45 vite karrierë në kinema dhe teatër: Një jetë mes artit, kritikat dhe pengjet e patreguara më parë

15 Shkurt 2023, 13:43| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 13:49

  • Share

Sot në “Rreze Dielli” me moderatoren Androniki Kolka ishte i ftuar aktori Vasjan Lami. Së fundmi  sjell në skenën shqiptare komedinë franceze “La Baby sitter” ku do të ngjisë në skenë Luiza Xhuvanin, Genc Fugën dhe Andia Xhungën.  Komedia franceze “La Baby Sitter”  me autor Rene de Obaldia-n, vihet në skenën e Teatrit Kombëtar, për t’u rikujtuar çifteve, me ndihmë të dramaturgut, t’u mëshojnë vlerave e jo veseve e të metave, për të konsoliduar raportin e tyre.

 Ndër të tjera, aktori i mirënjohur kujtoi rrugëtimin e tij mbi 45-vjeçarë në teatër dhe kinematografi, ku u shpreh tepër  i kënaqur me punën e tij, me profesionin që kishte zgjedhur dhe se nuk ka pengje në jetën e tij artistike.

“Njeriu bën maksimumin në jetë për të bërë më të mirën.  Fati i madh për njeriun është kur në fund të rrugëtimit të tij kthen kokën dhe  t’i i buzëqesh vetes. Unë akoma nuk jam në fund nuk po e kthej kokën pas. Për fat unë jam i kënaqur nga puna që kam bërë, jam i bekuar që kam këtë profesion dhe besoj të gjithë aktorët janë me këtë ide që është një profesion shumë i bukur. Cdo herë ke një personazh, ke një provim, duket sikur bëhet lehtë por nuk bëhet lehtë ndonëse ke eksperiencë çdo rol niset nga zero”tha ai.

Rruga e tij drejt aktrimit dhe artit ka nisur që në moshë të vogël. Një rrugëtim që do të kthehej në fatin e jetës për aktorin.

Unë mbaj mend që i vogël imitoja vinin fëmijë dhe imitoja gjyshen kur bënte Pazar.Dhe më vonë mbaj mend që kisha humor në 8-vjecare dhe më pas u aktivizova në këto shfaqjet ndonëse babi donte të më bënte inxhinier, më futi në këto shkollat mekanike por isha i përkëdhelur sepse kisha dajën shef. Por fati ishte që sa hyra u aktivizova me festivalet dhe mamaja i thotë jurisë që shikoje pak atë personazhin, ka qenë ‘Udhë e zavalinjve’ dhe unë kisha një rol negative aty. Dhe juria i tha që qenka i talentuar dhe aty e ndava mendjen që do vazhdoja.

Ndërsa u ndal tek jeta personale, aktori nuk mund të mos përmendte historinë e bukur të dashurisë me bashkëshorten, Gretën e cila i ka qëndruar gjithmonë pranë përfshirë këtu edhe rrugëtimin e tij artistik.

“Fati i saj se duke qenë edhe natyrë artistike, ajo e donte artin, që e vogël kishte një aparat I ati dhe fotografonte ishte brenda kësaj bote dhe kot nuk vinte në teatërm shihte një shfaqje 10 herë, vinte vazhdimisht. Për mua ka qenë fat që ishte natyrë e tillë sepse ka qenë bashkëudhëtare në profesionin tim. Nuk mendoja që të kishte prova për një rol e mos të vinte Greta të rrinte aty. Kemi ndenjur aq shumë bashkë sa dhe filmat e mi, gjysmat e dokumentarëve i kemi xhiruar bashkë, sepse grupi xhirimit ishte i zënë, unë nuk kisha kohë” rrëfeu ai.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?