Vasili nis ditën me sulme: Skandali
i Ramës, ka kapur për bishti ...!

26 Nëntor 2017, 10:03| Përditesimi:

  • Share
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka nisur sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama që në orët e para të kësaj të diele, ku është ndalur te trajtimi i mbetjeve. Vasali shkruan në ‘Facebook’ se plani për djegien e mbetjeve është tërësisht i gabuar dhe skandal i Ramës.

Sipas tij, Rama e ka kapur me qëllim për bishti problemin shumë të rëndë të mbetjeve dhe po zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit, duke shtuar se kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve dhe dëmton rëndë vendin për sot dhe për dhjetëra vite në të ardhmen.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:
Kryeministri skandal me inceneratoret e mbetjeve, po GIZ-i gjerman që e kundërshton, kazan është? Strategjia e trajtimit të mbeturinave duke vënë në plan të parë djegien (incenerimin) është tërësisht e gabuar, sigurisht që kjo është bërë me qëllim. Kryeministri s'ka lënë vend duke folur dhe inauguruar këtë medemek kryevepër, që e ka gjetur vetëm ai.

Kryeministri e ka kapur me qellim për bishti problemin shumë të rëndë të mbetjeve. Ai po zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit. Kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve, gjë që e dëmton rëndë vendin për sot dhe për dhjetëra vjet në të ardhmen.

GIZ dhe qeveria gjermane e thonë qartë, po ku dëgjon shkollëpaku? Shoqëria gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si GIZ, ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për ndërtimin e inceneratorëve në disa rrethe të vendit.

"Incenerimi, një proces që kthen mbetjet në energji është zgjidhja e fundit. Fatkeqësisht më duhet të them që investimet më të mëdha po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet," është shprehur Hermann Plumm për DËelle.

"Ne si GIZ dhe shumë donatorë të tjerë në Shqipëri do të dëshironim të mbështesnin qeverinë dhe bashkitë që të krijojnë një sistem që fillon nga fillimi dhe jo nga fundi i hierariksë," ka deklaruar Plumm.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?