Vasili ‘zbulon’ hallin dhe të keqen
më të madhe të Shqipërisë,është ...!

2 Nëntor 2017, 14:28| Përditesimi:

  • Share
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka vijuar sulmet e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Vasili shkruan në ‘facebook’ se ky kryeministër u griu miliona euro shqiptarëve për portalet denoncuese e për konferenca, ku mbante llogore kilometrike për korrupsionin.

Sipas tij, Rama e thelloi korrupsionin, teksa përmend raportin e “Doing bisnes”, sipas të cilit Shqipëria ka rënë 28 vende me taksat torturuese. Më tej, kreu i grupit të LSI shton se ky kryeministër ‘duhet’ vetëm për të rrënuar Shqipërinë deri në fund dhe pa u ndalur.

“Perse na duhet ky Kryeministri qe i ka dale dore Korrupsioni? Indeksi i BB/ konfirmon qe “Shqipëria eshte në listën e vendeve që nuk kontrollojnë dot korrupsionin”. Po ky kryeministri u griu miliona euro shqiptareve per portale denoncuese, e per konferenca,me dekore e me ekrane ku mbante logore kilometrike per korrupsionin. E cfare i kontrolloi korrupsionit? Asgje perkundrazi e thelloi.

Doing bisnes thote qe shqiperia ka rene 28 vende me taksat torturuese.Cfare zgjidhi me taksat?Asgje. Po drogen a e kontrolloi?Perkundrazi e permbyti Shqiperine me droge. Po perse na duhet pra ky kryeminister? Per cfare na duhet valle? Ky "duhet" vetem qe te rrenoje Shqiperine deri ne fund dhe pa u ndalur.Kete ky e ben shume mire. Ai vete eshte halli dhe keqja me e madhe e ketij vendi”, shkruan Vasili.

vasili fb
(Postimi i Petrit Vasilit)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?