Vasili, kritika qeverisë: Qyteti i 
Pavarësisë, lënë në harresë

28 Nëntor 2017, 16:30| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, duke komentuar 105-vjetorin e Pavarësisë, ka hedhur nota kritike në adresë të qeverisë për gjendjen ku ndodhet sot qyteti ku ajo u shpall. 

“Vlorën e pavarësisë nuk e duan një hapësirë mendimi dhe idesh, por e duan të vockël sa një lungomare. Vlora nga ku kanë lindur vendime të mëdha, që njerëzit e saj i kanë marrë, ka sot hapësirën më të ngushtë të mendimit, të impulseve universitare dhe të asaj hapësire shoqërore që do t’i shkonte asaj”, ka deklaruar Vasili. 

Për numrin dy të LSI, Vlora përmendet sot në media vetëm për shëtitoren e përuruar së fundmi, e cila sipas tij në asnjë rrethanë nuk duhet të identifikojë një qytet të tërë. 

“E kanë identifikuar me një gjë kaq të vogël, kaq mediokre, kaq të varfër. Asnjë ngjarje universitare, zhvillim shoqëror, rivlerësim shkencor i pasurisë historike të pafund të Vlorës, mjerisht vetëm e vetëm lungomare. Përçmim i padrejtë, dëshpërues, minimalit”, ka komentuar Vasili.

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?