Vasil Tole, një tjetër vepër shqiptare për muzikën! Laura Llozi dhe Orkestra përçojnë raportin e individit me shoqërinë

30 Tetor 2023, 15:10| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 16:02

  • Share

U nis nga nevoja për të komunikuar me publikun, muzikanti Vasil Tole, në kompozimin e “Koncertit për violinë e orkestër’.

E mbështetur në frymë kombëtare, vepra bashkëkohore pa dritën e skenës këtë fundjavë që lamë pas pranë Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse.

Në koncertin premierë instrumental, solistja Laura Llozi dhe Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, përçuan marrëdhënien e individit në raport me shoqërinë.

Në këtë ngjarje, që shënoi ardhjen e një tjetër vepre muzikore në repertorin vendas, u luajt gjithashtu, pas një mungese të gjatë në skenat vendase edhe Simfonia nr.2 e Schumann.

Koncerti u mirëprit nga të pranishmit, mes të cilëve ishin personalitete vendase nga të gjitha fushat.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?