Foto qytetarësh me maska anti-COVID

Bota

Varianti delta po përhapet me shpejtësi, Fauci: Doza përforcuese e vaksinës anti-COVID mund të miratohet vetëm për një kategori të caktuar personash

25 Korrik 2021, 18:51| Përditesimi: 25 Korrik 2021, 18:54

  • Share

SHBA- Teksa rastet me variantin delta janë në rritje në Shtetet e bashkuara të Amerikës, eksperti i Shëndetësisë Anthony Fauci u shpreh se një dozë e tretë e vaksinës anti-COVID do të jetë e nevojshme vetëm për një kategori të caktuar personash, imuniteti i të cilëve është tepër i ulët.

"Personat që së fundmi kanë kryer një transplantim, ose po i nënshtrohen kimioterapisë dhe kanë sëmundje auto-imune, këto janë disa prej kategorive që nëse do të vendoset marrja e një doze të tretë përforcuese do të jenë të parët të cilët do e marrin. ”tha ai.

Duke folur rreth studimeve të fundit, të cilat tregojnë se ka një ulje të imunitetit edhe te personat e vaksinuar, Fauci tha se ekspertët e shëndetësisë në SHBA po rishikojnë të dhënat dhe po studiojnë mundësinë e nevojës së një doze të tretë.

Ishte pikërisht kompania farmaceutike e Pfizer ajo që i depozitoi FDA-së kërkesën për miratimin e një doze të tretë përforcuese të vaksinës,

Megjithatë sipas FDA dhe OBSH, ende nuk ka të dhëna që qytetarëve do i duhet domosdoshmërisht një dozë e tretë e vaksinës anti-COVID.

Bota është “përfshirë” nga një valë e re e rasteve të variantit delta i cili po përhapet e shpejtësi.

Shumë qeveri kanë vendosur të rikthejnë masat e mëparshme kundër COVID-19, për të parandaluar pasojat.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?