Komisioneri i BE-së Oliver Varhelyi

Varhelyi vjen nesër në Shqipëri, vizitë të veçantë në Bypassin e Vlorës! U ndërtia me bashkëfinancim të Bashkimit Evropian

13 Korrik 2022, 15:27| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 16:48

  • Share

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi viziton nesër Tiranën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Varheley do të zhvillojë një vizitë në Bypassin e Vlorës. Gjatë vizitës, pritet të ketë  një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Më 8 qershor Varhelyi ishte në Ohër për samitin e Open Balkan, duke thënë se e mbështet dhe mund të sjellë zhvillim ekonomik, sidomos në situatën ku ndodhemi prej luftës në Ukrainë.

Në fund të fjalës së tij në Ballkanin e Hapur, Varhelyi dha mesazhin e qartë që të shfrytëzohen strukturat e shteteve sepse është iniciativë pozitive. Më herët diplomati ka deklaruar se Shqipëria ka përmbushur kushtet që të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

BY-PASS I Vlorës,  një vepër rreth 29 km e gjatë, është financim i BERZH-it i Bankës Eurapiane të Investimeve dhe i Bashkimit Europian.  Punimet në këtë vepër do të vazhdojnë me disa detaje të mbetura pa përfunduar, por të cilat nuk shkaktojnë probleme apo bllokim të trafikut. By-pass i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. By-pass redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në rrjetin rrugor të bregdetit jugor të Shqipërisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lali: 13/07/2022 15:49

    Kurvat Europes tani qe kane frike nga Rusia bejne ndonje levizje mashtruese gjoja do hapen negociatat per ne por jane si gjithmone mashtrime , keta legena nuk duhet ti afrojme fare pushtat e ndyre

    Përgjigju
    • Luli: 14/07/2022 02:59

      Edhe sipas teje te rrime te vdesim per buke n shqipri?ti themi jo evropes edhe te na haje shteti shqiptar per se gjalli thua ti?

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?