Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyl garantoi përkushtimin e BE-së drejt zbatimit të shpejtë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë në rajon.
"Së bashku me Kryeministrat folën mbi Strategjinë e Re të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar që ta zbatojmë shpejt këtë plan" shkruan ai në twitter.
Pjesë e takimit kanë qenë: kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Kristo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në takim.
Invited by PM @ediramaal to Tirana to discuss how to accelerate the economic & social integration of the WB6.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) July 17, 2023
Together with ????????????????????????????????Prime Ministers talked through the New Growth Strategy for the #WesternBalkans.
We are committed to carry out this convergence plan fast. pic.twitter.com/2Id5hyDFNZ
Lajmi kryesor:
Takimi me liderët e Rajonit, Rama: Po përgatitet një plan mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor! Mungesa e Kurtit? Kush deshi erdhi
S.G/ReportTv.al