Jorida Tabaku dhe Oliver Varhelyi

Varhelyi takohet me Jorida Tabakun: Diskutuam për hapat e ardhshme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

23 Mars 2023, 12:01| Përditesimi: 23 Mars 2023, 12:04

  • Share

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Oliver Varhelyi është takuar me deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Në një postim në rrjetet sociale, Varhelyi, u shpreh se kanë diskutuar në lidhje me hapat e ardhshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

‘Pas vizitës sime të javës së fundit në Shqipëri, u takova me Jorida Tabaku. E përgëzova për punën e saj të përkushtuar si Kryetare e Komisionit për Çështjet e BE-së dhe Bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar për Integrim në BE. Diskutuan hapat e ardhshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE Dhe projektet për të mbështetur Shqipërinë në ditën e zgjedhjeve.’- shkruan Varhelyi.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ndodhet në Bruksel ku mori pjesë në mbledhjen e komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian ku do të diskutohet raporti për Shqipërinë. 

Tabaku tha se do të diskutohej për shqetësimet që ka sot Shqipëria dhe prespektivën europiane të vendit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?