Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin

Varhelyi nis vizitën e tij në Shkup/ Diskutohet progres raporti dhe integrimi i vendit

7 Tetor 2020, 13:46| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 13:53

  • Share

Para vizitës së tij zyrtare në Tiranë, Komisioneri Evropian për Zgjerimin,  Oliver Varhelyi nisi vizitën e tij në Shkup.

 Me anë të një postimi në Twitter, ai tha se “i paraqiti kryeministrit Zoran Zaev dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut raportin vjetor dhe planin ekonomik dhe të investimeve”. Raport progresi për vendet e Ballkanit perëndimor u bë publik ditën e djeshme në seancën e Komisionit të Punëve të jashtme.

“Ne duhet të përqendrohemi në mënyrë që plani të implementohet dhe të ketë ndryshime të tërësishme në vend që gjatë viteve të ardhshme,” – shkroi Varhelyi .

Vizita e zyrtarit të lartë është në vazhdën e takimeve që ai pritet të zhvillojë këtë javë në Ballkanin Perëndimor, ku do të prezantojë raportin vjetor dhe planin e BE-së për rajonin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?