Vargjet epike/ Ilir Meta si Enver
Hoxha, këndojnë të njëjtën këngë

27 Nëntor 2017, 14:48| Përditesimi:

  • Share
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, i pranishëm sot në Gjilan të Kosovës me rastin e përurimit të shtatores së Idriz Seferit, e elektrizoi atmosferën gjatë fjalës së tij, kur citoi disa vargje epike, që lidhen me trimëritë e popullit shqiptar, gjatë kryengritjeve kundër pushtuesve otomanë.

Fakt interesant është se të njëjtat vargje, janë kënduar dekada më parë nga diktatori Enver Hoxha, në praninë e pionerëve të shumtë, me rastin e Kongresit të 8-të të BRPSH-së (Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë), sikurse mund të shihet qartë edhe nga video e mëposhtme.

Video/Enver Hoxha këndon me të rinjtë këngën "Ushton Gryka e Kaçanikut", e publikuar në Facebook nga gazetari Ardit Rada:

Kënga në fjalë quhet “Ushton Gryka e Kaçanikut”, dhe teksti i plotë i saj është i mëposhtmi:

Moren zjarr o gurt e malit

permbi çallmat e Anadollit

ngrihen Hutat e Shqiptarit

Refreni

Hej Kaçanik o Shkamb e gurë

vritesh e pritesh për Flamur

per Flamurin e Skenderit

luftojnë Djemt e Idriz Seferit

II

Turren Trimat nga Kabashi

nga Lubizhda e Stagova

thrret me t´madhe ai Dergut Pasha

ndihmë Sulltan se sot mbarova

Refreni

Hej Kaçanik o Shkamb e gurë

vritesh e pritesh o për Flamur

për Flamurin e Skenderit

luftojnë Djemt e Idriz Seferit

III

Kurrë nuk qarten kto kullat tona

vendit tonë i dalim Zot

Tirç e Zhguna e Gjubleta

thurë i kemi o për Barot

Refreni

Hej Kaçanik o Shkamb e gurë

vritesh e pritesh o për Flamur

për Flamurin e Skenderit

luftojnë Djemt e Idriz Seferit.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?