Vargjet e shkrimtarit francez në 1609 për Skënderbeun: Flinte vetëm dy orë

8 Mars 2020, 09:00| Përditesimi: 8 Mars 2020, 09:03

  • Share

Në faqen n°200 të poemës me titull “Le Dauphin” të shkrimtarit francez Jacques de La Fons, botuar në Paris në vitin 1609, gjejmë disa vargje dedikuar heroit tonë kombëtar, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: Bibliothèque nationale de France

Thuhet se Skënderbeu (ndërsa shteti i tij lëkundej i shqetësuar nga tërbimet e Muratit)

Bënte gjatë netëve kapjet më të mira të tij

Dhe gjatë netëve më të gjata flinte vetëm dy orë,

Vrojtimet dhe gjaku janë lavdi të frytshme,

Dhe netët më të shkurtra bëjnë ditët më të gjata

Nëse unë do t’i pikturoja lavdinë, do të kisha dashur një figurë (portret) me

Një sy gjithnjë të çelur, fare pa qepallë.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?