Toomaj Salehi

Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin

26 Prill, 12:12| Përditesimi: 26 Prill, 12:14

  • Share

Reperi 32-vjeçar, Toomaj Salehi, është dënuar me vdekje nga autoritetet në Iran, pas përfshirjes së tij në protestat që përfshinë vendin në vitin 2022 pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.

Këngëtari u arrestua, u mbajt në izolim dhe dyshohet se u torturua, ndërsa tani avokati i tij ka njoftuar se një gjykatë në Isfahan ka anuluar vendimin e Gjykatës së Lartë, duke konfirmuar aktgjykimin origjinal dhe duke vendosur dënimin me vdekje.

Reperi shprehu mospajtimin e tij ndaj regjimit iranian dhe kundër qeverisë në tekstet e tij.

Politikanët, aktivistët dhe organizatat joqeveritare kanë sfiduar Republikën Islamike, lidhur me dënimin me vdekje të reperit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?