Varfëria dhe 'sëmundjet' gjunjëzojnë familjen Xhepa në Kamëz/ E motra e dy invalidëve: Vini dorën në zemër, na ndihmoni me dy karroca (VIDEO)

3 Maj 2020, 13:57| Përditesimi: 3 Maj 2020, 14:37

  • Share

KAMËZ-Janë karantinuar jo vetëm nga varfëria, por dhe sëmundjet e rënda të dy familarëve.  Ky është prezantimi i parë me realitetin e familjes Xhepa në Kamëz.

E përbërë nga 4 anëtarë bashkë me bashkëshortin,  Almanda e cila është sot 48-vjeç i duhet të kujdeset për motrën dhe vëllanë e saj, të cilit aksidenti i 10 viteve më parë, i shkaktoi edhe invaliditetin.

“Një ditë duke shkuar për punë ai u aksidentuar me makinë e përplasi makina dhe krejt pasojat e këtyre të dyve i kam unë. Vëllai merr ndihmë ekonomike , ndihmë kempi 10 mijë lekë të reja në muaj. Ka nevojë që t’i çoj në tualet, kanë nevojë që të hanë , t’i ndërroj. Domethënë janë shumë gjëra që përmblidhen që një femër duhet të rrijë patjetër në shtëpi. Ju lutem se këto janë dy invalidë, janë në një moshë madhore mirëpo unë e kam të pamundur vetë , që unë t’ia dal mbanë me 100 mijë lekë të vjetra që merr vëllai. Sepse unë vetëm nuk mundem dot më", tregon Almanda.

Pasi tërmeti i 26 nëntorit u dëmtoi banesën, sot ata jetojnë në një banesë me qira ku veç përkujdesjes që u duhet, mjekimi i dy anëtarëve të familjes kushton dhe në këto rrethana familja tregon se nuk po arrijnë  të përballojnë dot më, as blerjen e ilaçeve dhe nevojat e ndryshme mjekësore që kanë vëllai i saj Astriti 50 vjeç dhe motra Valbona 42 vjeç.

“Lutem të gjithë shqiptarëve , të gjithë njerëzve kudo që janë të venë dorën në zemër edhe të ndihmojnë këta të dy se jenë në një gjendje që është tepër e vështirë.  Kam nevojë për një karrocë për vëllanë, sepse e kam të pamundur ta ngrejë dot vetë. Në qoftë se munden se Zoti është i madh dhe unë nuk mundem dot", rrëfen ajo.

E lodhur, por jo e dorëzuar nga realiteti i hidhur për të me të cilin jeta e ka sfiduar  për vite me radhë, Almanda më shumë se kurrë kërkon mbështetjen e kujtdo që mund ta ndihmojë për të siguruar karroca invaliditeti për ta për të lehtësuar sadopak traumën e jetës së tyre.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?