Jurgen Klopp

VAR pranoi anullimin e golit të Liverpool gabimisht, Jurgen Klopp jep zgjidhjen: Ndeshja të përsëritet

4 Tetor 2023, 22:30| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 22:31

  • Share

Tottenham fitoi 2-1 kundër Liverpool për javën e shtatë në Premier League. Në fundjavë, të kuqve iu anullua një gol padrejtësisht për pozicion jashtë loje të paqenë, me VAR që pranoi gabimin.

Për shkak të golit të anulluar dhe pas komunikimit të zbuluar mes gjyqtarëve (dhe dhomës VAR), në kampin e Liverpool-it janë ende të inatosur. Tifozët janë të zemëruar, klubi është i pakënaqur dhe trajneri Jurgen Klopp ka marrë konfirmimin se ndaj skuadrës së tij u bë padrejtësi në ndeshjen që më pas u humb.

Pyetja kryesore që ngrihet prej fundjavës së kaluar është: Si ta korrigjojmë këtë padrejtësi? Jurgen Klopp është i bindur se për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ndeshja thjesht duhet të riluhet.

"E vetmja zgjidhje e mundshme është të luhet sërish ndeshja. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur më parë. Kështu që një riluajtje do të ishte e vetmja gjë e duhur. Unë nuk jam i inatosur me gjyqtarët, ata kanë bërë një gabim, jam i sigurt. Më mjafton që ndeshja të riluhet", tha Klopp.

Sigurisht, shanset që Premier League të përsërisë ndeshjen në fjalë janë praktikisht zero.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?