Tirana, foto arkiv

Vapë 'përvëluese', temperaturat maksimale sot arrijnë deri në 37 gradë celsius

9 Qershor, 07:39| Përditesimi: 9 Qershor, 07:51

  • Share

Fundjava ka sjellë rritje temperaturash dhe vapë përvëluese. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak termometri pritet të shënojë sot deri në 37 gradë celsius.

I nxehti ka bërë shumë qytetarë t’i drejtohen bregdetit, duke krijuar kështu trafik të rënduar që në nisje të sezonit turistik.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?