Vangjush Dako

Vangjush Dako do të vijojë të hetohet në burg, Apeli i GJKKO-së refuzon kërkesën për ta liruar

18 Korrik 2023, 13:59| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 14:07

  • Share

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit do të vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’

Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë për Dakon dhe të akuzuarit e tjerë.

Vetë Dako nuk ka qenë i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga avokatët, informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.

Po kështu nuk ka ndryshuar masa e sigurisë as për Fiqiri Farrukun që është ndërtuesi i pallatit si dhe Fatmir Ejupi, Meri Semini (Priftuli), Ferzilet Hajderi, Fiqiri Farruku, Adrian Bulku. 

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor 2023, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në 2 raste.

Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikime dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

Lajmi ne perditesim...

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?