Foto e publikuar nga Luan Hoti

'Vangjush Dako bën fushatë për Emirjana Sakon', kandidati i PD-së: Duan ta shndërrojnë Durrësin 'non grata'

6 Shkurt 2022, 18:44| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 19:05

  • Share

Vangjush Dako po bën fushatë elektorale për kandidatet e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen me 6 mars. Kështu thotë kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Luan Hoti, i cili thotë se bashkë me Emirjana Sakon ato duan që ta shndërrojnë qytetin në 'non grata'. Në përmbyllje të postimit të tij, Luan Hoti premton se PD do të luftojë që Durrësi, t'u kthehet qytetarëve dhe t'u shërbejë atyre.

'Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako. Ne do të luftojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po luftojnë për veten e tyre!'- shkruan Hoti në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Luan Hotit

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 07/02/2022 21:42

    Po pse nuk duhet te bej fushate Dako qe ne fund te fundit ska vra asnje njeri, nderkohe qe sali berisha pos krimit te irganizuar edhe ka vrare njerez o i dashur sherbetor i bashes, poashtu edhe basha ka vra njerez dhe ti kete e di fare mir por nuk te pengon sepse kete zanat keni ju.

    Përgjigju
  • VIOLA: 07/02/2022 09:04

    PO KJO VERA QE BEN FUSHATE A ESHTE PUNONJESE SHTETI APO CFARE A KA ORGANE QE HETOJNE?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?