Opinionisti Lorenc Vangjeli, në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv tha se situata në Partinë Demokratike i leverdis kryeministrin Edi Rama.
‘Edi Rama ka fat më shumë se ai mullixhiu i dikurshëm! Edi Rama fle edhe me nusen edhe mërzitur edhe me vjehrrën depseze. Më të dyja së bashku. Për Edi Ramën është situata ideale që PD të mos e di se cili është kryetari i saj. Dy mëtonjësit kryesor edhe nusja edhe vjehrra janë në shtratin e Ramës. Të dyja së bashku herë njëra, herë tjetra nuk ka rëndësi, radhën gjithashtu nuk ka rëndësi.’- tha Vangjeli.
Ndër të tjera Vangjeli tha se Berisha dhe Basha kanë bërë gjithçka të mundur për të shkatërruar këtë opozitë.
M.Q.//ReportTv.al‘Në PD janë të shqetësuar se kush do ta udhëheqë këtë organizatë politike. Të gjitha veprimet, interesat e përkundura që shkojnë atje edhe politike edhe individuale duket se kanë shënjuar jo vetëm fitoren e Ramës në një mandat të katërt, por do të ishte edhe vetë humbja e PD-së. Kur i ligu hap gropat në rrugë budallai e gjen vet rrugën për të rënë vetë brenda! Të gjithë ndoshta të gjithë, në këtë histori peshën kryesore e kanë dy personazhe, Berisha dhe Basha kanë bërë gjithçka të mundur për ta shkatërruar këtë opozitë. I kanë hequr një alternativë për ta zgjedhur. I kanë bërë një dëm të jashtëzakonshme gjithë sistemit në vend. Kanë krijuar një seri problematikash. Ky është një mëkat i cili për fat të keq do të shpaguhet nga të gjithë shqiptarët. Një të keqe të jashtëzakonshme edhe atyre demokratëve që mendojnë si mund të qeverisin më mirë.’- tha Vangjeli.
e vertete esht o vangjel keta jane bashke por bejne sikur zihen ,i intereson ramsit per ti mbajtur keto radhiqe si salukun edhe ilir kokpacen rreth tij e ti ushqeje me taksat e popullit edhe pse saluku e rrahu si qen ne mes te tiranes
PërgjigjuSe cka ky qe po na del cdo dite. Qe i djeg dicka as ka dyshim, por uroj mos te jete percellues. Lavdi SPAK
Përgjigju