Censi/ Vangjel Dule: Ka shkelje, nuk respektohen procedurat! Anketuesit nuk bëjnë pyetjet për etninë, gjuhën dhe fenë

27 Shtator 2023, 11:12| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 12:38

  • Share

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në ditën e 10 të Censit 2023 të re akuzon se po shkelen procedurat e regjistrimit nga ana e anketuesve, sidomos në pjesën e pyetjeve për etninë, gjuhën dhe fenë.

Nga Kryesia e Kuvendit Dule tha se në një pjesë të madhe rastesh qytetarëve nuk po i bëhen këto pyetje.

‘Jemi përpjekur të përcjellim frymë bashkëpunimi me qëllimin e një rezultati demokratik dhe të gjithë pranuar. Me shqetësim po ju prezantojmë gjetjet aktivistëve të PBDNJ-së, në lidhje me zhvillimin  Censit. Në radhë të parë ka shumë raste kur regjistrueset në kundërshtim me ligjin nuk regjistrojnë me tabletat përkatëse por mbajnë shënime me premtimin se do ti hedhin më vonë. Nuk lihet njoftim me shkrim ashtu siç e kërkon ligji në banesat ku nuk gjendet një qytetar. Kemi raste të denoncuar si në Tiranë, Korçë, Sarandë, dhe gjetke ku nuk u drejtohen qytetarëve pyetjet për etnike gjuhën amtare dhe besimin fetar. Për këto u thuhet se janë fakultative. Është e detyrueshme përgjigja nga ana e regjistrueset.

Një biznesmen në Sarandë, në mënyrë të përsëritur u pyet 3 herë nëse ishte i sigurt se ishte minoritar grek, sepse kishte prona dhe pasuri. Ka një retorike agresive nacionaliste në shumë media duke ngritur kërcënime hipotetike të paqena. Po e shndërrojnë procesin në një farsë. BE të bëjë që mos të dështojë Censi 2023 për regjistrimin e minoriteteve.’- tha Dule.

Brenda 6 javësh INSTAT do të numërojë popullsinë dhe banesat në vend. Qytetarët do t’u përgjigjen 100 pyetjeve që kanë të bëjnë me familjen, punën, arsimin, apo banesën. Të vetmet pyetjeve që mund të mos u përgjigjemi kanë të bëjnë me fenë, etninë dhe gjuhën. Për personat që nuk ndodhen në shtëpi përgjigjen anëtarët e tjerë që ndodhen në banesë në momentin e censit, ndërsa ata që janë në emigrim nuk regjistrohen.

Mospjesëmarrja është në kundërshtim me ligjin, dhe çdo përgjigje e rremë ndëshkohet me gjobë 50 mijë lekë kur refuzon ose jep informacion të pasaktë, dhe 100 mijë lekë për organizatat që bëjnë pyetësor paralelisht me anketuesit e INSTAT, gjatë 6 javëve që zhvillohet censi.

Të dhënat paraprake të këtij censi do të publikohen në qershor 2024 ndërsa të detajuara në dhjetor 2024. Ky është censi i 12 që zhvillohet në vend që nga viti 1923, Kostoja do të jetë 16.5 milionë euro, dhe është i rëndësishëm edhe për zhvillimin ekonomik. Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia banuese ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/09/2023 03:12

    Ja dhe Dulja e nxorri koken nga zhgualli! /Pse nuk pyeten?/- thote-/per gjuhen,etnine,fene/?! Ky do qe te krijoje me zor minoritare ata qe s'jane e aty ku s'ka dhe sikur te mos mjaftonte kjo,dhelpra danahase thote /pse nuk u kane vene njoftim tek dera atyre qe nuk i gjejne ne shtep?/! Ke hallin se a te del llogaria,apo ke hall se nuk i kontakton ti me pare qe t'i udhezosh si te pergjigjen,apo t'i blesh me pensione,letra e premtime sic bleu votat ai beu jot qe sot eshte mbyllur ne kuvli?!

    Përgjigju
  • Gjergj: 27/09/2023 18:10

    Kush èshtè "grek" apo "minoritar" nè Shqipèri? A ka sens VETÈDEKLARIMI PERSONAL pèr pyetje tè tilla? Apo èshtè e nevojshme ajo dèshmia e trungut familjar qè dèshmon se unè si qytetar shqiptar, jam i biri i dy shqiptarève, nipi i po ashtu dy shqiptarève,,,e me rradhè, deri nè pèrgjigjen time, qè unè jam po ashtu shqiptar. Apo tè presèm pagesèn e radhès nga Bejlerèt e Greqisè dhe pastaj tè vetèdeklarohemi nèse duam tè jemi ajo qè jemi apo duam tè jemi ashtu si thotè ai qè na premtojè "pension minoritarèsh" nèse deklarihemi siç do ai? Pèr sigurinè kombètare, duhen ndalur gjèra tè tilla me vetèdeklarime sepse rreziku qè na kanoset neve nesèr, e shohèm nè Kosovè sot.!!!

    Përgjigju
  • Qesh: 27/09/2023 16:10

    Ik ne mitrovice,fyture e poshter,dhe kerko greke e serbe te zgjerosh teritoret dhe do hash ndonje plumb bytheve dhe do detyrosh Athinen te mbaje tre dite zije per ty,tradhetar.

    Përgjigju
  • Fadili: 27/09/2023 13:18

    Minoriteti fantazem grek……. Na eshte ber ky minoriteti grek sikur me qen marsianoritet. Jugu eshte tok shqiptare dhe jo greke siç pretendoni, pavarsisht se deklarohen pabuksat si “grek”

    Përgjigju
  • Soni: 27/09/2023 13:16

    Fain e ka shteti qe lene e flasin se ne asnje shtet nuk diskutoen keto gjera vetem tek ne te ndryshohet ligji per ke do dhe le te flasin pastaj pa fole ne greqi keshtu se cfare te bejne fol ne itali fole ne franc apo ne gjermani e austri pa shofim fain e ka dhe populli qe ri duar kryq qe nuk i zene me dru keta palo deputet qe vetem e vetem te shkaterojne vendin .si shoqeria civile apo partite e reja pse sdalin ne shesh turp

    Përgjigju
  • Maks: 27/09/2023 12:57

    Ketij dules do nxjerr e verteta cfar nacionaliteti i perket familja prej 4 brezash

    Përgjigju
  • Kurbetlliu: 27/09/2023 11:38

    Kti dules i do dhene nje mesim i mire, sa ka 30 vjet qe ha m... pa hesap

    Përgjigju
    • Blerim: 03/10/2023 12:14

      Ne Shqiperi banon komunitet turk por shteti nuk e njeh sikurse NuknN njeh zyrtarisht minoritete te tjera. Nuk kam ndermend te injoroj minoritetet e ndryshme por mos harroni edhe minoritetin turk.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?