Vangjel Dule për Himarën: Po
rrëmbehen pronat, Athina të reagojë 

14 Nëntor 2017, 20:37| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, që përfaqëson pakicën greke në Shqipëri në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ u shpreh se duhet të ketë një dialog më intensiv mes Greqisë dhe Shqipërisë për një nivel shumë më të lartë marrëdhëniesh mes dy vendeve.

Dule kërkoi që Greqia të tregojë më shumë vëmendje për minoritetin grek në Shqipëri, referuar çështjes pronave në Himarë, por edhe problemeve të tjera. 

"Uroj me takimin e fundit të kemi një dialog normal. Kemi kërkuar dhe insistojmë që Athina  të kërkojë respektimin dhe të drejtat e minoritet grek.

Ne jemi të mendimit që Greqia duhet të interesohet sistematikisht për fatin e  minoritetit të saj. Ne lidhje me statusin e pronave, ne kemi parë vetëm majën e ajsbergut, është për të ardhur keq. 

Ka një filozofi e cila synon në rrëmbimin e pronës dhe vënia e tyre në abuzim të ligjit në shërbim të interesave.

Jemi në një situatë të rënduar politike. Vendin e ka kapur një tumor që kërkon operacion të thellë. Sot duhet më shumë se kurrë të pranohen përmasat e fenomenit të kanabisit. Duhet të gjenden përgjegjësit" deklaroi Dule.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?