Politikë

Vangjel Dule nga Dropulli: Opozita e bashkuar merr më shumë se 78 mandate deputetësh

16 Prill 2021, 15:11| Përditesimi: 16 Prill 2021, 15:25

  • Share

Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, nga Dropulli ka shprehur siguri se opozita e bashkuar, merr plus 78 mandate deputetesh në zgjedhjet e pas një jave.

Deklarata u bë teksa zoti Dule zhvilloi një takim me një pjesë të anëtareve dhe simpatizantëve të partisë që drejton kryeqendren e Dropullit në fshatin Dervician.

Sipas zotit Dule, në Gjirokastër opozita e bashkuar i ka të garantuara dy nga katër mandate.

‘Ramës nuk i dilnin llogaritë në Gjirokastër pasi opozita e bashkuar fitonte tre nga pesë mandate që kishtë qarku, ndaj dhe e hoqi një për të balancuar forcën e tij partiake’ është shprehur Dule.

Ky i fundit u shpreh i sigurt se opozita në Shqipëri është fituese e padiskutueshme e zgjedhjeve dhe fryma është e tille ndërkohë që në ditet e fundit do të duket sesa e thellë do të jetë fitorja e saj në të gjithë vendin.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • raul: 17/04/2021 07:16

    O Vangjelo me vjen keq por ju te pd leshelis arrini deri ne 58 deputete bashke me kalastrenat e Gon Dukes dhe gezhojat e predhave te topave obuz122 te Fatmir Gerdecit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?