Vangjel Dule braktiset nga himarjotët pas arrestimit të Belerit, mesazh për Ramën: Larg duart nga Himara dhe Beleri (VIDEO)

12 Maj 2023, 19:16| Përditesimi: 12 Maj 2023, 19:32

  • Share

Në një kohë kur kandidati i koalicionit të Sali Berishës e Ilir Metës për Himarën Fredi Beleri është në burg për blerje votash, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka mbajtur një miting përmbyllës.

Siç duket nga fotoja, Vangjel Dule është braktisur nga himarjotët pikërisht në ditën kur kur kandidati i tij u arrestua për blerjen votash.

Në fjalën e tij Dule i kërkoi kryeministrit Rama që te heqë duart nga Himara dhe nga Beleri.

‘Kam dy paralajmërime, Çdo sekondë që vazhdon ndalimi i Fredi Belerit, është në dëmin individual të tij. Të mos guxojnë të prekin votën e së dielës, se duart që do ta guxojnë do mbeten në kutitë e votimit .Shkojnë shtëpi më shtëpi, në lumin e Vlorës,  në Dhërmi, në Palasë dhe thonë se Beleri nuk është kandidatë, është kryetar i bashkisë në 15 Maj. Thirrjet E qytetarëve: Fredi është këtu, të hënën kryetar!’- tha Dule.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 13/05/2023 08:47

    Βαγγέλη ι Ηιμαρα είναι Αλβανία δεν μπορείς να παίζεις με τα δικαιώματα των Αλβανών και της Αλβανίας.Ngule mire ne mendje ka çeçua biçak.

    Përgjigju
  • Iris: 13/05/2023 03:02

    Himaren t'a ka lene baba,apo Micotaqisi me tapi,qe duhet te qendroje larg Rama?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?