Vandalizohet galeria 'Vittorio Emanuele II' në Milano, policia vijon hetimet e identifikimit të autorëve

8 Gusht 2023, 17:56| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 18:02

  • Share

Mbrëmjen e djeshme u vandalizua harku i hyrjes së galerisë Vittorio Emanuele II në Piazza del Duomo në Milano. Tre persona të veshur me të zeza lyen me spraj strukturën ballore të ndërtuar në vitin 1865, duke shkruar disa shkrime të ndryshme të cilat dalloheshin me sy të lirë nga publiku. Mendohet se ata janë ngjitur përmes një dhome të brendshme, raportojnë mediat e huaja.

Të tre personat sapo kanë dëgjuar alarmin e policisë, janë larguar menjëherë duke bërë të pamundur identifikimin e tyre.

Ende vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa njëri nga tre personat siç duket edhe nga videot e publikuara është mëngjarash.

Kjo ngjarje ka ndodhur në orën 22:30 të mbrëmjes, dhe videot e regjistruara nga publiku që ka qenë i pranishëm janë shpërndarë në rrjete sociale duke u bërë virale.

Zjarrfikësit ndërhynë në atë moment duke afruar një kamion, ku nxorrën një shkallë për t’u ngjitur në harkun e hyrjes së galerisë.

Komente të shumta indinjuese janë publikuar nga milanezët në mbrojtje të monumentit.

Ata kanë komentuar: “Turp”, “Çmenduri”, lexojmë. Dhe përsëri: “Merrni”, “Jo më pandëshkueshmëri”, “Zbato ligjet”.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?