Pavarësisht se deputeti Halit Valteri tha se nuk është thirrur nga SPAK për videon që publikoi në Parlament për atentatin ndaj Arben Ndojës, gazetari Arsen Rusta i bëri të qartë deputetit se SPAK ka marrë një vendim dhe nesër në orën 11:00 do të duhet të paraqitet për video.
"Ditën e nesërme në orën 11:00 ligjërisht është i detyruar të shkojë. SPAK ka marrë një vendim me anë një flet-thirrje që Halit Valteri të jetë nesër në orën 11:00. Thirrja është vetëm për deputetin, për babain jo. Duhet të shkojë nesër dhe nëse e ka këtë provë ta vërë në dispozicion nëse nuk e ka të japë komentin për pyetjet që do ti bëjnë", tha gazetari Rusta.
Lajmi kryesor: