Valteri nxori video nga atentati i prokurorit/ Lleshaj: Nuk e ke hallin te krimi në Shqipëri, s'merrem me raste konkrete (VIDEO)

18 Qershor 2020, 11:16| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 12:12

  • Share

Ministri Lleshaj tha se deputeti i opozitës së re, Halit Valteri nuk është i shqetësuar për krimin në Shqipëri, por vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, për të cilën shprehet se është në hetim e sipër dhe nuk është targeti i tij që të ndërhyjë.

"Kapter është një gradë e lartë në ushtri, do kishit lodhje të madhe dhe nuk besoj se e arrinit se ka shumë standarde për t’u plotësuar. S’kam qenë kurrë kapter, kam qenë gjeneral. Gradat në ushtri, nuk i jep qeveria, i kam marrë vetë, se janë arritje profesionale. Unë kam qenë në Akademinë e Botës, ku ju edhe po të tentonit, nuk hynit dot. E kuptova se ku ishte shqetësimi, e kuptova që ishte për një shqetësim konkret dhe jo të përgjithshëm, unë nuk merrem me raste konkrete, nuk bëj as hetime, as nuk kqyr kamera, as marr në pyetje. Unë drejtoj policinë e Shtetit, përgjegjës për hetimin është prokuroria, më bëj të them qoftë për rastin e Durrësit jam i angazhuar për perfomancën e policisë, por pa u futur në detaje, këtë e zgjedhin punën e hetuesit", tha Lleshaj.


Lajmi kryesor:

Valteri nxjerr video nga atentati ndaj Ndojës, por nuk e tregon! Lleshaj: S'e ke hallin te krimi në përgjithësi! Rama: Çoje në prokurori! Po luftojmë bandat, prandaj sulmohemi


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?