Valteri në Report TV: Opozita s’merr më shumë se 5 bashki! S’kam pasur presion për padinë ndaj Metës! Maho: SPAK një dështim

30 Shtator 2022, 18:05| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 18:33

  • Share

TIRANË- Ish-deputeti, Halit Valteri është shprehur i bindur se kjo opozitë nuk do të marr më shumë se 5 bashki në zgjedhjet vendore. I ftuar në studion e Report TV, në emisionin ‘Studio Live”, me gazetarin Arbër Hitaj, Valteri tha se që prej 2005, në vend mungon një opozitë, por janë të njëtat fytyra që riciklohen.

“Nga 2005 nuk shoh asnjë lloj opozite, janë po të njëjtët hajdut, këta thonë ikni ju hajdut që të vijnë ca hajdut të tjerë. Në 2023 do e shikoni nëse do ketë 61 bashki, as sa njëra dorë, nuk do ketë opozita”, tha Valteri.

Edhe gazetari Armand Maho, ka qenë i mendimit që opozita duhet të rishohë mënyrën e saj të të funksionuarit.

“Opozita duhet të rishohë pak mënyrën e të bërit opozitë, po shohim denoncimet në publik sikur kanë rënë pak, nuk mund të vazhdohet më takime të hapura, duhet të prezantohen edhe ekipet”, tha Maho.

Një çështje që u diskutua ishe edhe paditë e bëra nga SPAK ndaj Ilir Metës, për dosjen e lobimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim kallëzuar në SPAK nga Halit Valteri dhe kallëzimit të bërë nga gazetari Adriat Doçi për 287 mijë euro për ndërhyrjet kirurgjikale. Të kanë deklaruar se nuk kanë pasur presion për të tërhequr padinë, ndonëse pavarësisht kësaj, “hapi pas” nuk do ndryshonte asgjë.

“Nuk kam pasur ndërhyrje për t’i tërhequr, por edhe sikur të kem, ajo nuk është më në dorën time për t’i tërhequr”, tha Valteri.

“Përveç një lloj presioni dhe akuzash, nuk ka pasur ndërhyrje, sepse është regjistruar si procedim penal”, tha Doçi.

Mirëpo, për agazetarin Maho, këto dosje janë thjesht në “flluskë sapuni”, duke theksuar se nuk ka besim në SPAK.

“Përpara këtyre monstruoziteti, me monstra me kulla, të rrimë të merremi me këto, më duket si flluskë sapuni, nuk kam asnjë besim te SPAK, kur mbyll sytë para inceneratorëve, pastrimit të parave. Këto janë veprime për të hequr vëmendjen, SPAK një dështim për çdo gjë”, tha Maho.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?