Valentina Leskaj

Valentina Leskaj bëhet pjesë e bordit të rëndësishëm, e para myslimane në këtë detyrë

14 Shtator 2020, 19:32| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 19:37

  • Share

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka lajmëruar se Lëvizja kundër Anti-Semitizëm (CAM) njoftoi sot se ish-ministrja e qeverisë shqiptare, Valentina Leskaj është bashkuar me Bordin e saj Këshillues.

Përmes një njoftimi zyrtar shkruhet se: Leskaj bëhet anëtari i parë mysliman i bordit dhe bashkohet me një listë mbresëlënëse të këshilltarëve që ndihmojnë organizatën të drejtojë luftën kundër antisemitizmit në të gjithë botën.

"Leskaj ishte Anëtare e Parlamentit Shqiptar nga 2002 në 2017. Gjatë asaj kohe, midis një numri rolesh të lartë, ajo shërbeu si Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale, Zëvendës Kryetare e Parlamentit dhe Nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nga 2013-17, ajo ishte Presidente e Grupit të Miqësisë Shqipëri – Izrael në Parlamentin Shqiptar dhe kryetare e Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Evropës.

Krahas karrierës së saj politike, Leskaj ka qenë gjithashtu aktive në akademi dhe shoqëri civile, duke shtuar një zë të rëndësishëm në çështjen e barazisë dhe të drejtave të njeriut. Ajo ka qenë autore e shumë botimeve mbi politikën, të drejtat e njeriut, gjininë, popullsinë dhe çështjet e zhvillimit. Që kur u tërhoq nga politika në 2017, Leskaj ka shërbyer si Kryetare e Bordit Këshillimor të Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, të cilën ajo themeloi në 1995.

Valentina Leskaj bashkohet me Bordin Këshillimor të CAM, i cili tashmë përfshin Kryetarin e Agjencisë Çifute Isaac Herzog, ish-senatorin amerikan Joe Lieberman, ikonën e të drejtave të njeriut Natan Sharansky, Kryetarin e Frankfurtit Uëe Becker, Lordët e Mbretërisë së Bashkuar John Mann dhe Eric Pickles, plus akademikun e mirënjohur të Harvardit Dr. Ruth Wisse" thuhet në CV-në e saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?