Valencia shijon suksesin ndaj Villarreal

Valencia e nis me fitore vitin 2024, sukses edhe për Vallecanon e Balliut! Në Premier League West Ham dhe Brighton barazojnë mes spektaklit

3 Janar, 10:24| Përditesimi: 3 Janar, 10:26

  • Share

La Liga në Spanjë zhvilloi të martën tre nga ndeshjet e javës së 19-të. Gjithçka nisi në Madrid, aty ku Rayo Vallecano triumfoi 0-2 kundër Getafes në derbin e vogël të kryeqytetit. Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu luajti nga minuta e parë për miqtë, duke qenë protagonist në suksesin e të tijve. Camello me dopietë vendosi ndeshjen.

Në "San Sebastian", Real Sociedad barazoi 1-1 me Alaves. Rioja për miqtë dhe Zubimendi për vendasit ishin autorët e golave. Në sfidën tjetër, Valencia e nisi me sukses 2024 dhe fitoi 3-1 me Villarreal. Yaremchuk, Pepelu (dopietë) shënuan për vendasit dhe Moreno për miqtë.

Në Premier League, për javën e 20-të Brigton dhe West Ham barazuan 0-0. Paçka shumë rasteve dhe një ndeshjeje spektakolare nga një portë në tjetrën, rezultati nuk ndryshoi.

La Liga, raundi i 19-të:

E martë

Getafe 0-2 Rayo Vallecano

Real Sociedad 1-1 Alaves

Valencia 3-1 Villarreal

E mërkurë

17:00 Granada - Cadiz

19:15 Celta Vigo - Betis

19:15 Real Madrid - Mallorca

21:30 Girona - Atl. Madrid

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?