Mile Janakievski, ish-ministër i Transporteve

Valë arrestimesh në Maqedoni, pas Gruevskit, prangoset ish-ministri i Transporteve

14 Nëntor 2018, 09:18| Përditesimi: 14 Nëntor 2018, 09:46

  • Share

Ditën e djeshme kritikoi vendimin e Nikolla Gruevskit për t’u arratisur, ndërkohë që pak orë më vonë, ish-ministri i Transporteve Mile Janakievski, është arrestuar. 

Janakieski është nën hetim për rastin ‘Talir’ dhe atë ‘Titanik’. Ai ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërkohë që ditën e djeshme tha se nuk kishte ndërmend të arratisej nga Maqedonia.

“Ashpër e dënoj aktin e tillë, sepse do të ndikojë negativisht mbi rastet gjyqësore në përgjithësi, veçanërisht mbi rastet në të cilat jemi të akuzuar ne të dy”.-tha dje ish-ministri.

Rasti ‘Talir’ në Maqedoni ka si të akuzuar kryesor ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Ai akuzohet për financim të paligjshëm të partisë së tij dhe për pastrim parash. Prokuroria maqedonase i akuzon personat e përfshirë në këtë aferë, se kanë pastruar këto para që nga vitit 2009-2015. Ndërkohë që rasti ‘Titanik’ është një tjetër rast në të cilin akuzohen ish-zyrtarë të lartë qeveritarë për manipulime zgjedhore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?