Plazhi në Brighton në Anglinë jugore, shtator 2023

Vala e të nxehtit në Angli, temperaturat shkojnë deri 32 gradë, britanikët mbushin plazhet

8 Shtator 2023, 15:43| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 15:48

  • Share

Mbretëria e Bashkuar po përjeton një valë të paprecedentë të të nxehtit me temperaturat që pritet të kalojë 30°C për të pestën ditë radhazi.

Temperaturat mund të arrijnë deri në 32°C në Anglinë juglindore dhe ka të ngjarë të shoqërohen me stuhi të forta gjatë fundjavës, përpara se të kthehen në kushtet normale të sezonit javën e ardhshme.

Autoritetet kanë shpallur alarm portokalli për shërbimet shëndetësore të Anglisë nga frika e pasojave të valës së të nxehtit për qytetarët në nevojë.

Duke përfituar nga i nxehti britanikët kanë mbushur me plazhet në jug të vendit, duke përfshirë qytetin e njohur bregdetar të Brighton.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?