Vala e re’ e Elton Baxhakut tek ‘Agimi’! ‘Vizita e vonuar’ e Kërçovës në ‘Bazament Art Space’! Personazhe, në fokus prifti artist Spiro Katundi

19 Shkurt, 12:02| Përditesimi: 19 Shkurt, 12:17

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.     Shfaqja “Elektra” e Sofokliut me regji të Kiço Londos dhe me një kast të përzgjedhur aktorësh vijon të shfaqet nga sot deri të mërkurën në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental.

2.     Me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë në qendrën kulturore "Tulla" organizohet nga sot në orën 19.00 deri në 28 shkurt Java e Kulturës Bashkëkohore të Kosovës.

3.     Vijon e hapur deri në 17 mars në galerinë 70 në Tiranë ekspozita "Transition", e çelur në kuadër të shkëmbimit kulturorë, nga artistë të Studio 44 të Stokholmit në Suedi.

4.     Pret vizitorët deri në 24 shkurt në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozita personale e Leonard Qylafit "Përtej rrethit të konfunzionit", me punime që artisti ka realizuar përgjatë dekadës së fundit.

5.     Dokumentari "Vala e re" me regji të Elton Baxhakut që hulumton shkaqet që po shtyjnë shqiptarët drejt emigracionit, shfaqet sot në orën 18.00 në qendrën e artit “Agimi” .

6.     Ekspozita fotografike “Vizitë e vonuar” e artistit Shpëtim Kërçova me imazhe bardhë e zi të prodhuara në Romën e ’41-shit, pret vizitorët deri në 1 mars në galerinë “Bazament art space” në Tiranë.

7.     Qendra për Hapje e Dialog organizon sot në orën 18.00 në bibliotekën "Thimi Mitko" në Korçë një takim me në fokus priftin ortokdoks Spiro Katundi me një karrierë të pasur artistiko-letrare.

8.     Qendra për Hapje e Dialog mban sot në orën 12.00 në bibliotekën "Shevqet Musaraj" në Vlorë aktivitetin “Shprehur në vargje”, me tematikë “Tipologjia poetike e poetit vlonjat, Ali Asllani”.

9.     Ekspozita "Gjilpëra" e Artemisa Çullhaj dhe e kuruar nga Najada Hamza qëndron e hapur në galerinë "Fab" në Tiranë deri në 27 shkurt.

10. Ekspozita personale “Introspeksion – Arsye për të qenë stoik përballë dhunës” nga artisti i ri Toni Milaqi vijon e hapur deri në 5 mars në Galerinë e Artit Tiranë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?