Vala e dytë mund të quhet ‘Lulivirus’

29 Qershor 2020, 21:46| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 21:47

  • Share

Lulzim Basha për fat të keq është kryetari që nuk di të ndërtojë kauza. Pafuqia dhe padija e tij për të bërë opozitë është një dëm për demokracinë, por jo vetëm kaq. Ai gjatë gjithë periudhës si shef opozite, në rastin më të mirë ka vjedhur kauza e në rastin me të keq, ka shfrytëzuar fatkeqësitë natyrore apo pandemitë për të bërë politikë. Rasti më i freskët pas dy tërmeteve, është ky i pandemisë së COVID-19. Lulzim Basha në thyerje të çdo protokolli, vazhdoi takimet pa masa mbrojtëse dhe pa ruajtur distancën në një hotel në Durrës. Më pas vazhdoi me takime të tjera kundër çdo protokolli të OBSH, duke rr ezikuar komunitetin dhe veten, duke i vënë vulën me teatrin ku veçse bëri teatrin e tij politik.

Kjo sjellje e një shefi opozite që rrezikon jetën e qytetarëve të tij, është praktikisht vizioni i tij nëse do ishte një ditë kryeministër. Imagjinoni një kryeministër të tillë që shpërfill çdo masë, çfarë pasojash do sillte për qytetarët, për sistemin shëndetësor e larg qoftë për numrin e viktimave. Por edhe si shef opozite, dëmin po përpiqet ta maksimizojë. Takimet e tij pa asnjë masë mbrojtëse, ndërkohë që virusi “shëtit” mes nesh e Luli poashtu, janë një këmbanë alarmi.

Kjo sjellje e Lulzim Bashës i cili bën opozitë rrugve me pandeminë, mund të jetë arsyeja që një valë e dytë si në Korenë e Jugut, të përfshijë vendin. E në këtë rast, emri nuk do të jetë më Koronavirus, por Lulivirus. Ndaj ai duhet ta kuptojë sa më shpejt se nuk bëhet lojë politike me Covid-19, pasi e gjitha edhe nga ana politike (padiskutim edhe nga numri i të prekurve e fataliteteve) do jetë një dështim i madh. Luli duhet ta ndalojë këtë lojë, që vala e dytë të mos mbajë emrin e tij, Lulivirus.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Virusi: 30/06/2020 14:09

    Epidemia di ket enrin Lulumutvirusi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?