Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock

Vaksinohet gjysma e popullsisë në Britaninë e Madhe, ministri i Shëndetësisë Hancock: Jam shumë krenar, kjo është një histori suksesi

20 Mars 2021, 15:16| Përditesimi: 20 Mars 2021, 15:31

  • Share

BRITANI E MADHE- Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock, tha se tashmë në Britaninë e Madhe është vaksinuar gjysma e popullsisë kundër COVID-19. 

Lajmin e mirë e ka dhënë përmes një video-mesazhi në rrjetin e tij social Twitter, ku falënderoi çdo njeri që ka bërë vaksinën pasi ko është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë.

“Jam shumë krenar t’ju lajmëroj se kemi vaksinuar gjysmën e popullsisë në vend. Është një sukses i madh! Dua të falënderoj çdo njëri që ka marrë dozën e vaksinës, pasi ko është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë.”, tha ai.

Hancock i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë vaksinën anti-COVID në momentin që lajmërohen se i ka ardhur radha.

“Procesi i vaksinimit në Britaninë e Madhe është një histori suksesi”, tha në fund ministri i shëndetësisë.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri britanik Boris Johnson është vaksinuar kundër COVID-19 me AstraZeneca live, pas deklaratës së EMA që ajo është  sigurt dhe efikase.

Britania e Madhe është vendi i parë që nisi procesin e vaksinimit dhe ka në përdorim Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?