Vaksinohen 612 personel mjekësor dhe të moshuar në Tiranë dhe Shkodër!

17 Shkurt 2021, 16:42| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 16:45

  • Share

Teksa ditën e sotme ka filluar vaksinimi i të moshuarve në Tiranë, janë realizuar 612 vaksinime në dy qytete në Shkodër dhe në Tiranë.

Përveç stafeve mjekësore, janë vaksinuar dhe të moshuarit në qendrat sociale. Prej të vaksinuarve, 73 kanë qenë të moshuarit dhe stafi i qendrave sociale që shërbejnë.

Ne dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër janë kryer 539 vaksinime të personelit shëndetësor.

Deri tani janë vaksinuar me dozën e parë 1693 persona, 620  me dozën e dytë dhe në total janë administruar 2313 doza të vaksinës antivCOVID.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?