Kronikë

Vaksinimi në sektorin e turizmit, Zak Topuzi: Një nga zgjedhjet me të mira që na bën më të sigurt, janë rreth 93 mijë punonjës

15 Prill 2021, 15:30| Përditesimi: 15 Prill 2021, 16:14

  • Share

Në fundjavë do të nisë vaksinimi i operatorëve turistike çka do të mundësojë hapjen e sezonit turistik dhe për të mirëpritur dhe turistë të huaj pa kufizime.

Kryetari i ‘Shoqatës Shqiptare të Turizmit’, Zak Topuzi gjatë një interviste për Report Tv e konsideron këtë si një lajm pozitiv, që e bën Shqipërinë një vend më të sigurt për investitorët e huaj.

‘Një nga zgjidhjet më të mira për turizmin është vaksinimi i popullsisë.  Pa vaksinim në sektor do të jetë e vështirë mbarëvajtja e sezonit. Ne duhet të përgatitemi për një sezon të shkurtër. Janë rreth 93 mijë punonjës në këtë sektor, por shpresojmë të marrë vetëm një dozë. Vaksina na bën më të sigurt.’- tha Topuzi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?