Vaksina Covid

Vaksinat ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’ mund të injektohen tek fëmijët duke nisur nga mosha 6 muajsh

17 Qershor 2022, 22:47| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 22:50

  • Share

Agjencia shëndetësore amerikane për kontrollin e barnave, ka autorizuar përdorimin urgjent të vaksinave Pfizer dhe Moderna për fëmijët, duke filluar nga mosha gjashtë muajshe.

Sipas mediave autorizimi erdhi pas opinioneve pozitive të shprehura nga grupe ekspertësh ditët e fundit.

“Shumë familje, për të mos përmendur mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë, kanë pritur gjatë për këtë vendim dhe në këtë mënyrë ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e kësaj grupmoshe”, tha komisioneri i FDA, Robert Califf.

“Siç e kemi parë me grupmoshat më të mëdha ne presim që vaksinat për fëmijët më të vegjël të ofrojnë mbrojtje nga rezultatet më serioze të COVID-19, si shtrimi në spital dhe vdekja”, shtoi ai më tej.

Ndërkohë OBSH e ka mbrojtur nismën duke thënë se vaksinat aktuale janë tepër efektive.

“Vaksinat aktuale Covid-19, të cilat bazohen te ‘Stasi’, vazhdojnë të tregojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes në të gjitha variantet virale të vëzhguara deri më sot”, thuhet në një deklaratë të OBSH-së.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?