Foto ilustruese

Bota

‘Vaksina’ shpallet fjala e vitit nga fjalori i Oksfordit! ‘Arma’ e vetme në ‘luftën’ me pandeminë e COVID-19

1 Nëntor 2021, 10:00| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 10:21

  • Share

Vaksina është shpallur fjala e vitit nga leksikografët e Fjalorit anglez të Oksfordit.

Fjalët që lidhen me vaksinat janë përdorur shumë përgjatë vitit 2021, për shkak të pandemisë së COVID-19, përfshirë këtu, “vaksinimi i plotë”, “i/e pavaksinuar” dhe fushata kundër vaksinimit.

Kryeredaktorja e Oksfordit, Fiona McPherson, është shprehur se kjo fjala e vitit, “vaksina”, ishte një zgjedhje e thjeshtë dhe e qartë, për shkak të ndikimit të madh që pasur vaksina në “luftën” me pandeminë që po përjetojmë 2 vitet e fundit.

Përdorimi i fjalës pandemi është rritur gjithashtu me më shumë se 57,000% këtë vit.

Fjala fituese e këtij viti në Oksford, “vaksinë” u regjistrua për herë të parë në anglisht në 1799, ndërsa “vaksinohu” dhe “vaksinim” janë shfaqur për herë të patë në 1800.

Të gjitha këto fjalë në fund të fundit vijnë nga fjala latine vacca, që do të thotë lopë. Sipas OED, kjo është për shkak të punës pioniere të mjekut dhe shkencëtarit anglez Edward Jenner për vaksinimin kundër lisë së lopës, një infeksion i lehtë që është shfaqur te lopët, në fund të viteve 1790 dhe në fillim të viteve 1800.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erkandi: 01/11/2021 16:56

    "Arma e vetme" e lejuar te permendet. Trajtimi me antitrupa monoklonale, Invermektina, Hidroksiklorokina, dhe mbi te gjitha, vitamina D dhe Zinku, nuk mund te permenden nga media, pasi sponsorizimet vijne nga Pfizer, jo nga medikamente jashte patente, nga te cilat nuk mund te rripen fitime te majme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?