Vaksina kundër Covid, falas në Maqedoninë e Veriut! Ministri i Shëndetësisë jep detaje: Ja nga e siguruam

20 Gusht 2020, 16:48| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 16:49

  • Share

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se shteti do të shpërndajë falas për popullatën vaksinën kundër Covid 19.

Në një intervistë për “Sloboden Peçat”, teska foli për situatën e emeregjencës shëndetësore Covid-19 në vend, tha se në vjeshtë pritet të jetë gati vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe IRBM Pomesia në Romë dhe se prej kompanisë prodhuese “Astra Zeneka” janë blerë dozat e para, por nuk specifikoi sasinë e tyre

“Për momentin kemi dy mekanizma për blerje. Njëri prej tyre është edhe mekanizmi Kovaks, përmes OBSH-së dhe Aleancës së Imunizimit. Ky mekanizëm lejon që vendeve tu shpërndahen në mënyrë të barabartë vaksinat sipas madhësisë së popullsisë kur ajo të hyjë në treg”- theksoi Filipçe. Ai tha gjithashtu se kanë marrë një ofertë nga ambasada polake për furnizim me vaksinën.

“Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë e vaksinave në Oksford, Astra Zeneka. Ne morëm një ofertë nga Polonia që të sigurojë një sasi të përshtatshme edhe për ne, sepse nuk do të kemi mundësinë për një marrëveshje bilaterale. Konkretisht, me të dy mekanizmat, ne sigurojmë që vaksina të jetë në dispozicion të qytetarëve tanë, pa pagesë”, tha Filipçe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?